Athinë/ Vodhën automjetin e prindërve, aksidentohen tre 15 vjeçarë, mes tyre dhe një Shqiptar. Humb jetën një prej tyre

Athinë/ Vodhën automjetin e prindërve, aksidentohen tre 15 vjeçarë, mes tyre dhe një Shqiptar. Humb jetën një prej tyre

Një 15 vjeçar i vdekur dhe dy të tjerë në gjendje të rënde por jashtë rrezikut për jetën, është bilanci tragjik i një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën " Dhimokratias" në zonën Luca në periferinë e Athinës. Sipas informacioneve të para, njëri prej adoleshentëve mori nga canta celësat e automjetit të së jëmës dhe në vazhdim së mbashku me dy shokët e tij ,mes tyre njëri Shqiptar, nisën të ecin me shpejtësi nëpër rrugët e zonës.  Në rrethana që ende nuk dihen,automjeti që po lëvizte me shpejtësi tej normave,doli nga rruga dhe u përplas me një pemë,duke lënë të vdekur në vend njërin prej tre pasagjerëve 15 vjeç, ndërsa drejtuesi i automjetit dhe njëri prej adoleshentëve u dërguan në spital jashtë...