Atentati në Lezhë / Policia zbardh ngjarjen, shpallen në kërkim 4 autorët: Të gjithë nga e njëjta familje
Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në 2 shkurt në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, në Lezhë, ku një person mbeti i plagosur pas të shtënave me armë zjarri, gjatë një sulmi të organizuar në një berberhane. Policia e Lezhës nisi hetime intensive për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes e tashmë ka identifikuar e shpallur në kërkim autorët. Ata akuzohen për veprën penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentative”. “Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.02.2026, rreth orës 21:00, në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, bashkia Lezhë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një shtetas, Grupi i Posaçëm Hetimor i DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, ka vijuar intensivisht hetimet me qëllim zbardhjen e ngjarjes, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen...
Burimi:
javanews.al