Atentati në Lezhë, ndalohet polici që iu kundërpërgjigj autorëve me armë zjarri

Atentati në Lezhë, ndalohet polici që iu kundërpërgjigj autorëve me armë zjarri

Ndalohet me urdhër të prokurorisë polici me iniciale B.K, i cili iu kundërpërgjigj autorëve me armë zjarri në atentatin e ndodhur mbrëmë në Lezhë.  Polici akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Ai ka qenë prezent brenda në berberhanen ku ndodhej 21-vjeçari Merando Nikulaj, i dyshuar si shenjestra e atentatit. Gjatë sulmit me armë, efektivi është kundërpërgjigjur autorëve me armë zjarri. Lidhur me ngjarjen policia po ushtron kontrolle të shumta në Lezhë.