Atentati ndaj shqiptarëve në Greqi, lokali pjesë e dosjes së përgjimeve Sky ECC

Atentati ndaj shqiptarëve në Greqi, lokali pjesë e dosjes së përgjimeve Sky ECC

Lokali “O gyros tou asyrmatou” në Athinë ku në orët e para të mëngjesit të sotëm u plagosën babë e bir shqiptarë me mbiemër Sinovarfaj, rezulton pjesë e dosjes “Sky ECC” në Greqi, për të cilën në dhjetor 2024 u arrestuan 24 persona, mes të cilëve 14 shqiptarë, si pjesë e disa grupeve kriminale të përfshira në trafikun ndërkombëtar të drogës, por edhe në ngjarje të rënda kriminale. Sipas mediave greke, lokali ku u plagos 39-vjecari Negri Sinovarfaj dhe babai i tij 70-vjecar, sipas dosjes së atëhershme, rezulton se pronar “në hije” ka pasur 34-vjecarin nga Vlora, Andon Salati. Zyrtarisht lokali i llojit “Steakhouse” rezulton në pronësi të shoqërisë “K SALATI N SINOVARFAJ O. E”. Andon Salati, 32 vjec, lindur në Vlorë e banues në Nea...