Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, shkon për gjykim çështja ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polivinës
Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e prokurorit Adnan Xholi dhe vendosi kalimin për gjykim të çështjes në ngarkim të Amar Shkëmbit dhe Bledar Polivina, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja në mbikalimin e Shkozetit. Vendimi u dha nga gjyqtari Bib Ndreca, teksa në ditët në vijim do hidhet shorti për të përcaktuar treshen e gjyqtarëve që do shqyrtojë dosjen penale në themel. Amar Shkëmbi ishte shpallur në kërkim nga SPAK për këtë ngjarje, ndërsa u ekstradua nga Dubai në Tiranë në tetor të vitit të kaluar për llogari të autoriteteve shqiptare. Sipas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Posaçme, ka rezultuar se Shkëmbi, së bashku me Bledar Polovina, Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj, dhe Ariol Halilaj kanë...
Burimi:
javanews.al