Atentati ndaj Arjan Ndojës dhe Aleksandër Lahos, SPAK rrëzon kërkesën e njërit prej të akuzuarve për gjykim të shkurtuar, shtyhet gjyqi
Është shtyrë seanca në procesin e veçuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj dhe Aleksandër Laho, ngjarje e ndodhur më 1 nëntor 2019 pranë mbikalimit të Shkozetit, në Durrës. Në këtë proces po gjykohen të ndarë nga pjesa tjetër e dosjes për të akuzuarit Bledar Polovina dhe Amar Shembi. Sipas të dhënave të paraqitura në seancë, Bledar Polovina vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar. Gjykata ka bërë thirrjen ndaj tij përmes shpalljes publike, si edhe në adresën e tij të banimit, ndërsa është marrë informacion edhe nga Interpol Tirana. Referuar shkresës së mbërritur nga Interpol, Polovina është lokalizuar në SHBA dhe autoritetet shqiptare u kanë dërguar kërkesë për ekstradim autoriteteve amerikane. Megjithatë, sipas informacionit të përcjellë në gjykatë, ende nuk ka të dhëna mbi ecurinë...
Burimi:
vizionplus.tv