Atentati me dy viktima tek rreth-rrotullimi i Rinasit, Prokuroria ia kalon dosjen për kompetencë SPAK-ut

Atentati me dy viktima tek rreth-rrotullimi i Rinasit, Prokuroria ia kalon dosjen për kompetencë SPAK-ut

Prokuroria e Tiranës i kalon për kompetencë SPAK-ut atentatin me 2 të vrarë në rreth-rrotullimin e Rinasit, pas dyshimeve se ngjarja është në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Krimi ndodhi te rreth-rrotullimi i Rinasit në mes të ditës, ku viktimë mbeti Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe Muçi Shaljani (Sheqeri), agjenti i AMP. Çfarë ndodhi në Rinas? Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, është ekzekutuar mesditën e 11 nëntorit 2025 pranë rrethrrotullimit të Rinasit, në një atentat mafioz, ku mbeti i plagosur edhe miku i tij, Muçi Shaljani i njohur edhe me mbiemrin Sheqeri. Shaljani ndërroi jetë pak ditë pas atentatit, në Spitalin e Traumës Viktima Gilmando Dani i cili ishte pasagjer dhe...