Atentati me dy viktima në Rinas, Prokuroria e Tiranës ia kalon çështjen SPAK

Atentati me dy viktima në Rinas, Prokuroria e Tiranës ia kalon çështjen SPAK

SPAK do të marrë në dorë hetimet për atentatin e bujshëm pranë aeroportit të Rinasit, më 11 nëntor 2025. Siç raporton gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, Prokuroria e Tiranës ia ka kaluar kompetencat Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion pasi ngjarja është kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Tanimë do të hidhet shorti që të përcaktohet prokurori që do merret me çështjen. Kujtojmë se prej atentatit mafioz, mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani alias Sheqeri. Ky i fundit drejtonte makinën me të cilën lëvizte Gilmando Dani, i cili mbeti i vrarë në vend nga breshëria e plumbave të armëve të zjarrit. Pamjet e atentatit, momenti kur autorët i zënë ‘pritë’ Benz-it: Shaljani i cili rezultoi se ishte agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP),...