Atentati me dy të vrarë në Rinas, Prokuroria e Tiranës do marrë dëshminë e Shullazit

Atentati me dy të vrarë në Rinas, Prokuroria e Tiranës do marrë dëshminë e Shullazit

Prokuroria e Tiranës ka njoftuar sot në 11 janar se do të marrë dëshminë e Emiljano Shullazit në lidhje me atentatin që ndodhi në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani. Shullazi pritet të pyetet për çdo dyshim në lidhje me persona të caktuar që mund të kenë organizuar ngjarjen. Gilmando Dani ishte anëtar aktiv i grupit kriminal të drejtuar nga Shullazi dhe kishte pasur probleme me ligjin për gjobëvënie, duke u liruar nga burgu në tetor të vitit 2024. Aktualisht mbetet e paqartë nëse Shullazi do të japë detaje të drejtpërdrejta mbi ngjarjen, por dëshmia e tij do të merret në ambientet e paraburgimit 313. Dani udhëtonte në një automjet së bashku me Muçi Shaljanin, kur u qëllua për vdekje. Të dy sapo kishin...