Atentati me 2 të vrarë në Rinas, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

Atentati me 2 të vrarë në Rinas, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Komanduar i Agjëncisë së Mbikqyrjes Policore Artjol Saliasi është marrë i pandehur për ngjarjen e Rinasit, ku mbetën të vrarë 2 persona. Burimet për Dosja.al bëjnë me dije se Saliasi është marrë i pandehur pas kallëzimit të bërë vetë nga AMP. Pasi u mor i pandehur drejtori u Burimeve Njerëzore të AMP-së Gëzim Sala është marrë i pandehur dhe Saliasi. Veprimet për këtë rast janë ndjekur nga oficerët e Policisë Gjyqësore të AMP-së si dhe nga oficerët e Policisë Gjyqesore të Prokurorisë së Tiranës. Si ndodhi ngjarja? Atentati mafioz ndodhi mesditën e 11 nëntorit pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur rëndë mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri), i cili ndërroi...