Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh
Një vilë me vlerë rreth 500 mijë euro është sekuestruar nga Guardia di Finanza në Faenza të Italisë, e cila rezultonte pronë e një shtetasi shqiptar të hetuar për trafik të substancave narkotike. Siç bëjnë me dije mediat italiane, hetimet kanë zbuluar se pasuria e shqiptarit ishte e papajtueshme me të ardhurat e deklaruara, duke ngritur dyshime për origjinën e paligjshme të fondeve. Hetimet mbi llogaritë: zero shpenzime dhe asnjë tërheqje Vendimi është rezultat i kontrolleve të ndërlikuara ekonomiko-pasurore të koordinuara nga prokuroria dhe të kryera nga efektivët e Guardia di Finanza-s së qytetit. Në veçanti, analiza e llogarive bankare të familjes së të hetuarit, ka nxjerrë në pah një menaxhim anormal të burimeve financiare. Në vitet e hetuara, është konstatuar se shpenzimet e lidhura me jetesën e...
Burimi:
javanews.al