Arrestuan grabitësin e bankës, shpërblehen dy policët
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Drejtues Elton Alushi, takoi dhe falënderoi 2 punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2, të cilët neutralizuan dhe arrestuan Bardhyl Fushën, autorin e armatosur, i cili mori një shumë parash në një filial banke, duke rrezikuar jetën e punonjësve, dhe tentoi të largohej. Gjatë fjalës së tij para efektivëve të Komisariatit nr. 2, Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda theksoi se reagimi në kohë rekord, guximi dhe profesionalizmi i treguar nga dy kolegët tanë, Inspektor Ermal Çeku dhe Inspektor Eduart Saliko, janë shembull i qartë i standardit që përfaqëson Policia e Shtetit. “Përballë një personi të armatosur, vepruat me vendosmëri dhe...
Burimi:
opinion.al