Arrestohet në Turqi vëllai i ‘Visit të Pojës’, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge
Policia e Shtetit është njoftuar për arrestimin e një personi shqiptar në Turqi, i cili dyshohet se është Bledar Doçi, vëllai i Elvis Doçit, i njohur si Visi i Pojës, raporton gazetari Sokol Dema Aktualisht po bëhen verifikimet për konfimimin e identitetit të tij. Ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Vetë Elvis Doçi, kreu i një prej bandave me bazë në Durrës, është shpallur në kërkim ndërkombëtar edhe nga Italia në nëntor të vitit të kaluar në kuadër të megaoperacionit “Ura”. Visi i Pojës rezulton kreu i një prej grupeve më të mëdha me bazë në Shqipëri dhe degëzime në Itali për trafikun e drogës nga Amerika e Jugut në Evropë.
Burimi:
ntv.al