Arrestohet në Itali 41-vjeçari shqiptar, i gjendet 1.5 kg kokainë e fshehur në garazh

Arrestohet në Itali 41-vjeçari shqiptar, i gjendet 1.5 kg kokainë e fshehur në garazh

 Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali. Ai u arrestua nga autoritetet italiane, pasi kishte fshehur një kilogram e gjysmë kokainë, në garazhin e një ndërtese në lagjen e pasur të Arezzo, Giotto Mediat italiane shkruajnë se vendi ku ishte fshehur lënda narkotike, konsiderohet si i sigurt pasi është në pronësi të një personi që nuk dyshohej nga policia. Droga ishte e fshehur mes objekteve të llojeve të ndryshme në garazh.  Vëmendja e hetuesve të përqendruar në trafikun e drogës në qytet është gjithmonë e lartë. Karabinierët kryejnë kontroll në vendet ku mund të jetë kryer trafiku i drogës dhe po zhvillojnë hetime në bazë të lëvizjeve, takimeve, lëvizjeve të personave të përfshirë.