Arrestohet në flagrancë 23-vjeçari nga Kosova, tentoi të vidhte një furgon në Vlorë
Një 23-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke tentuar të vidhte një automjet tip furgon në lagjen “24 Maji”, në orët e para të mëngjesit të 10 marsit. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet edhe një thikë, ndërsa nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se është i përfshirë edhe në një vjedhje tjetër të ndodhur disa ditë më parë në një lokal në lagjen “10 Korriku”. Njoftimi i Policisë: Vlorë Tentoi të vidhte një furgon në Vlorë , arrestohet në flagrancë 23-vjeçari nga Kosova. Gjatë kontrollit fizik iu gjet një armë e ftohtë (thikë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Si rezultat i reagimit të shpejtë dhe punës së pandërprerë për parandalimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjes, si dhe për...
Burimi:
syri.net