Arrestohet në Dubai bosi shqiptar i narkotrafikut! Çfarë e tradhtoi 39-vjeçarin e kërkuar nga Italia dhe Shqipëria

Arrestohet në Dubai bosi shqiptar i narkotrafikut! Çfarë e tradhtoi 39-vjeçarin e kërkuar nga Italia dhe Shqipëria

Policia e Dubait ka arrestuar një 39-vjeçar shqiptar për llogari të drejtësisë italiane. Mediat italiane bëjnë me dije se 39-vjeçari shqiptar akuzohet si kreu i një organizate të madhe të narkotrafikut në Venecia dhe Shqipëri, duke transportuar jo vetëm kokainë, por edhe marijuanë dhe hashash, deri në Holandë. 39-vjeçari i dënuar me 9 vite burg në Itali “gaboi: gjatë fundvitit duke ftuar familjarët e tij ën Duba, çka solli më pas edhe zbulimin e vendit ku ai fshihej. “Ditët e fundit, në Dubai (Emiratet e Bashkuara Arabe), autoritetet policore, me ndihmën e organeve hetimore të Policisë së Shtetit, në përfundim të hetimeve të koordinuara nga Prokuroria Publike në Gjykatën e Apelit të Venecias, kanë lokalizuar dhe kapur një trafikant të madh droge, një shtetas 39-vjeçar...