Arrestohet në Ankona një 35-vjeçar shqiptar me rreth 2.5 kilogramë kokainë

Arrestohet në Ankona një 35-vjeçar shqiptar me rreth 2.5 kilogramë kokainë

Një shtetas shqiptar, 35 vjeç, është arrestuar në Ankona për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjeje, pasi iu gjetën rreth dy kilogramë e gjysmë kokainë, e ndarë në rreth njëqind doza. Operacioni u zhvillua mëngjesin e djeshëm, 21 Janar, pas disa javësh ndjekjesh, vëzhgimesh dhe përgjimesh. Burri u kap në flagrancë nga Policia teksa po i shiste një dozë një 35-vjeçari vendas. Gjatë kontrollit personal, policia gjeti 15 doza kokaine, me peshë totale rreth gjashtë gramë, të fshehura brenda një ene plastike për surprizat e vezëve prej çokollate. Kontrolli i mëvonshëm në banesën e tij çoi në zbulimin e 75 dozave të tjera të gatshme për shitje, me një peshë totale prej rreth 40 gramësh, të mbyllura hermetikisht dhe të paketuara në të njëjtën...