Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Arrestohet mjeku në Tiranë, dhunoi kryeinfermieren
pecialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 në Tiranë kanë arrestuar në flagrancë J. H., 53 vjeç, me detyrë mjek, pas dyshimeve se ka goditur kryeinfermiren e spitalit ku punojnë të dy. Sipas policisë, ngjarja ndodhi pasi kryeinfermierja kishte kundërshtuar mjekun për zbardhjen e protokollit mjekësor, duke sjellë reagimin fizik të tij. Policia vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të incidentit.