Arrestohet Ish-zyrtarja e Ministrisë së Brendshme. Theu ‘arrestin shtëpiak’ dhe tentoi t’i djegë makinën ish-partnerit
Ish-zyrtarja e Ministrisë së Brendshme thyen arrestin shtëpiak dhe tenton t’i djegë makinën e ish partnerit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra 43-vjeçarja Alma Bine. “Arrestuan shtetasen A. B., 43 vjeçe, pasi dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” si dhe ka tentuar t’i djegë automjetin ish-bashkëjetuesit;”, sqaron policia. Policia e Tiranës ndaloi pak ditë më parë drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme, Alma Bime, e dyshuar për kanosjen e një të huaji përmes mesazheve dhe djegien e orendive shtëpiake të ish-bashkëjetuesit të saj, Mareglen Tomori, në banesën që ndodhet në rrugën “Hysen Xhura” në Kinostudio. Tomori ka një vilë 3 katëshe në këtë zonë dhe prej disa kohësh kishte punësuar një të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri që...
Burimi:
syri.net