Burimi:
shkodraweb.com
Foto © shkodraweb.com
Arrestohet ditën e parë të vitit 2026 për drejtim mjeti në gjendje të dehur
Arrestohet ditën e parë të vitit 2026 për drejtim mjeti në gjendje të dehur Një arrestim është shënuar që në ditën e parë të vitit 2026 nga Policia Rrugore në Delvinë. Policia njofton se specialistët e Seksionit të Trafikut Urban Sarandë kanë arrestuar shtetasin D. M., 52 vjeç, pasi u konstatua në Delvinë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Pas verifikimeve dhe procedurave përkatëse, ndaj tij u mor masa e arrestimit në flagrancë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Policia apelon për drejtim të automjeteve me përgjegjësi, duke theksuar se kontrollet për parandalimin e aksidenteve rrugore do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë. Website Saranda Web Facebook Saranda Web Instagram saranda.web Youtube sarandaweb Tiktok saranda.web Pinterest sarandaweb in sarandaweb