Arrestohet autori që i vendosi tritol makinës së agjentit të krimeve në Lezhë

Arrestohet autori që i vendosi tritol makinës së agjentit të krimeve në Lezhë

Policia e Lezhës ka zbardhur autorësinë e shpërthimit me eksploziv të makinës agjentit të policisë, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në lagjen “Besëlidhja”. Përmes operacionit të koduar “Zoomed In”, hetuesit arritën të identifikojnë dhe të vënë në pranga autorin e dyshuar, një 32-vjeçar me iniciale F. Rr., i cili rezulton me precedentë penalë të mëparshëm në Itali për vjedhje me armë. Zbulimi i autorit u bë i mundur pas një analize të hollësishme të pamjeve filmike nga kamerat e sigurisë në disa akse rrugore, të cilat ndihmuan policinë të gjurmonte lëvizjet e tij. Interesant është fakti se 32-vjeçari u kap në fshatin Zhejë të Kurbinit, teksa udhëtonte pikërisht me të njëjtin motor që kishte përdorur ditën kur vendosi lëndën plasëse në automjetin e...