Arrestohet 55-vjeçari në Durrës, dhunoi gruan e vajzën dhe pastaj i nguli thikën vetes

Arrestohet 55-vjeçari në Durrës, dhunoi gruan e vajzën dhe pastaj i nguli thikën vetes

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 55-vjeçar, i cili  ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij dhe më pas u vetëplagos me mjet prerës (thikë). Në pranga ka rënë shtetasi  A.V., 55 vjeç, banues në Qerret, Durrës. Ky shtetas, rreth orës 19:00, të datës 13.02.2026, në banesën e tyre në fshatin Qerret, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.V., 42 vjeçe, dhe më pas ka kërcënuar edhe vajzën e tij, e cila ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës dhe ka lajmëruar Policinë. Shtetasi A.V., pas konfliktit me bashkëshorten, është vetëdëmtuar me një mjet prerës në pjesën e qafës. Ai ka marrë mjekim në Spitalin Rajonal Durrës, pa probleme serioze...