Arrestohet 44-vjeçari në Fier, plagosi me thikë rojën e spitalit

Arrestohet 44-vjeçari në Fier, plagosi me thikë rojën e spitalit

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi ka plagosur me thikë një punonjës sigurie në Spitalin Rajonal. Sipas burimeve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin Sh. M., 44 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës një punonjës sigurie në Spitalin Rajonal Fier. I plagosuri ka marrë dëmtime të lehta sipas policisë dhe ndodhet jashtë rrezikut. Ndërkohë policia ka referuar materialet hetimore në prokurori ndaj 44-vjeçarit.