Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, akuzohet në Itali për trafik droge

Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, akuzohet në Itali për trafik droge

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 35-vjeçar i cili akuzohet në Itali si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike. I riu u kap në kryeqytet dhe është arresuar me qëllim ekstradimin. Gjykata e Peruxhias i ka caktuar atij masën e sigurisë arrest me burg. “Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e shkëmbyera me Interpol Tiranën, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, kanë lokalizuar në rrugën “Dritan Hoxha” dhe kanë arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin: A. S., 35 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Penale e Peruxhias, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë...