Arrestohet 33-vjeçari në Astir, lëvizte me pistoletë me municion luftarak
Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi u kap duke lëvizur i armatosur gjatë natës në zonën e Astirit. Operacioni policor i koduar “On Time” u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se një person qarkullonte me armë zjarri në këtë zonë. Sipas policisë, në pranga është vënë shtetasi K. Ll., 33 vjeç, banues në Tiranë. Ai është kapur në orët e para të mëngjesit të datës 5 mars 2026, pranë rrethrrotullimit të Astirit, duke lëvizur me një armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Gjatë ndërhyrjes policore u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë së bashku me municionin luftarak. Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon hetimet për të zbardhur qëllimin e lëvizjes së 33-vjeçarit...
Burimi:
syri.net