Arrestohet 25-vjeçari në Muriqan! Drejtonte automjetin nën efektin e drogës dhe posedonte kokainë

Arrestohet 25-vjeçari në Muriqan! Drejtonte automjetin nën efektin e drogës dhe posedonte kokainë

Në pikën kufitare Muriqan, u arrestua në flagrancë një 25-vjeçar, banues në Tiranë, i identifikuar me inicialet G. B. Gjatë kontrollit të automjetit që ai drejtonte, u konstatua se dyshohej të ishte nën efektin e lëndëve narkotike, ndërsa iu gjet dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike, Kokainë. Automjeti dhe sasia e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndaj 25-vjeçarit rëndojnë veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: DVKM Shkodër  Drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike dhe posedonte një sasi Kokaine, kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan dhe...