Arrestohet 20-vjeçari që drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike
Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap në flagrancë teksa drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Njoftimi i plotë i policisë: Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Durrës, gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, ndaluan një automjet në rrugën “Petrit Llaftiu”, pasi kryente manovra të rrezikshme dhe drejtuesi përdorte dhe celularin gjatë drejtimit të automjetit. Gjatë veprimeve policore, drejtuesi i automjetit shfaqi sjellje të dyshimta dhe, pas kryerjes së testit me aparatin drogëtestues, rezultoi nën efektin e lëndëve narkotike. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi F. B., 20 vjeç. Një muaj më parë u vu në pranga edhe një 28-vjeçar për drejtim automjeti nën efektin e...
Burimi:
opinion.al