Arrestohet 19-vjeçari në Shkodër, i gjenden mbi 164 mijë euro të falsifikuara në shtëpi
Një 19-vjeçar është arrestuar në Shkodër në operacionin e koduar “Livadhet 3”. Në shtëpinë e tij u gjetën mbi 164 mijë euro të falsifikuara, municion luftarak, tetë celularë, një makinë të vjedhur në Fushë Krujë në vitin 2019 dhe dy targa të vjedhura në Tiranë vitin e kaluar. “Vijon puna intensive për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit të arrestuar”, njoftoi policia. Mësohet se arrestimi i të riut u bë me vendim gjykate për kontrollet e shtëpive të disa personave që dyshohen për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Për këtë arsye, më parë janë zhvilluar edhe dy operacione të tjera, të koduara “Livadhet 1” dhe “Livadhet 2”.
Burimi:
javanews.al