Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Arrestohen tre pronarë marketesh për tregtim fishekzjarresh. Policia: Mos përdorni lëndë piroteknike!
Policia e Tiranës ka goditur tre raste të tjera të tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, duke arrestuar pronarët e tre marketeve në Kombinat, Kamzë dhe Krujë. Në subjektet e tyre u gjetën kuti me fishekzjarre dhe kapsolla, të mbajtura me qëllim shitjen, në kundërshtim me ligjin. Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të planit të posaçëm operacional “Fireworks”, shërbimet e Policisë së Tiranës kanë kryer kontrolle intensive në subjekte që dyshohet se tregtojnë pa autorizim lëndë piroteknike, një veprimtari e cila rrezikon shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Si rezultat, u arrestuan shtetasit K. K., A. B. dhe F. Sh., pasi në marketet e tyre, përkatësisht në Rrugën e Qelqit (Kombinat), bulevardin “Nënë Tereza” (Kamzë) dhe në fshatin Hasan (Krujë), u sekuestruan sasi të konsiderueshme fishekzjarresh....