Arrestohen hajdutët e banesave në Tiranë, zbardhet skema e grabitjes së mijëra eurove
Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona, të cilët akuzohen se kanë kryer disa vjedhje banesash në kryeqytet. Të tre të arrestuarit kanë qenë të dënuar më parë për të njëjtin krim. Zbardhen 3 vjedhje të kryera nga ky grup, gjatë muajit janar. Njëra prej vjedhjeve u krye dje, ndërsa në njërën prej banesave, u vodhën 14 000 euro dhe sende me vlerë. “Pjesëtarët e grupit fillimisht fotografonin bravat e dyerve të banesave. Më pas, pamjet studioheshin nga pjesëtarët e grupit, për të zbërthyer mekanizmin dhe për të mundësuar hapjen, me çelës universal”, tha policia. Në pranga u vunë shtetasit A. M., 36 vjeç, S. T., 35 vjeç dhe G. K., 38 vjeç. “Nga hetimet dyshohet se 3 shtetasit, të organizuar si grup, më datë...
Burimi:
javanews.al