Arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali, kapen me kokainë të fshehur në pyje për shitje
Dy vëllezër shqiptarë u arrestuan nga oficerët e Policisë së Kremonës në Itali, me akuzën e posedimit me qëllim shitjen e narkotikëve. Të rinjtë e moshës 20 dhe 24 vjeç, u kapën në flagrancë, ndërsa përdornin zona periferike dhe pyjet për strofkulla ku fshihnin kokainën e ndarë në doza, në mënyrë që të mund ta dorëzonin menjëherë te blerësit. Fillimisht u kap më i vogli, ndërsa ai ndodhej brenda zonës së pyllëzuar, duke gjetur dhe sekuestruar një enë qelqi, të fshehur me kujdes në shkurre, që përmbante doza kokaine me peshë mbi 60 gramë. Gjatë një kontrolli personal, oficerët zbuluan edhe 7 gramë të tjera kokainë, gjithashtu të ndarë në doza, të cilat i riu i kishte tashmë në posedim. Menjëherë pas kësaj, vëllai i...
Burimi:
syri.net