Arrestohen 5 hajdutë në Tiranë, 3 janë në kërkim
Pesë persona janë arrestuar ndërsa 3 janë shpallur në kërkim pasi akuzohen si autorë të dy vjedhjeve në Tiranë. Policia ka sekuestruar dhe sendet e vjedhura, si dhe 1 automjet Konkretisht, policia informon -Në kuadër të operacionit policor “Bashkëpunimi”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 vunë në pranga shtetasit K. B., 26 vjeç dhe S. B., 27 vjeç, vëllezër, pasi në automjetin e tyre u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sende/materiale të ndryshme të vjedhura në një subjekt (lokal) në Rrugën e Kavajës. Në vijim të veprimeve u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve C. D., S. A. dhe B. K., pasi dyshohen si autorë të vjedhjes. -Në kuadër të operacionit policor “Flagranca”, shërbimet e Komisariatit të...
Burimi:
syri.net