Arratisja spektakolare e Ndocit, Aliaj: Shteti ka rënë

Arratisja spektakolare e Ndocit, Aliaj: Shteti ka rënë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ilir Aliaj, i ftuar në “Quo Vadis”, të moderatores Pranvera Borakaj, ka komentuar arratisjen e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit. Ai tha se shfaqja e sotme tregoi se këtu shteti ka rënë dhe se kriminelët kanë blerë oficerët e lartë. “Shteti ka rënë. Me të gjitha këto që na solët ju me detaje, shteti ka rënë. Si mundet që një personazh i botës së krimit të jetë pa ato masa që kërkon rregullorja? Mund të dënohet Erion Veliaj për shumë gjëra, por ai nuk është njeri i dhunshëm. Ajo bëhet thjesht për të bërë një show propagandistik, kur merret një person që nuk ka asnjë lidhje me dhunën. Duke e njohur personalisht Veliajn, di që s’ka asnjë lidhje me dhunën....