Arratisja e Ndocit, të burgosurit më të rrezikshëm të Durrësit transferohen drejt burgut të Peqinit
Një operacion i rrallë dhe me masa ekstreme sigurie është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të 15 janarit 2026, ku 15 të burgosur me rrezikshmëri tepër të lartë janë transferuar nga Burgu i Durrësit drejt IEVP Peqin, institucioni i konsideruar aktualisht si më i sigurti në vend. Transferimi u krye pak pas mesnate, nën shoqërimin e dhjetëra mjeteve policore, me masa të shtuara sigurie dhe protokolle të rrepta, ndërsa kolona mbërriti në ambientet e burgut të Peqinit rreth orës 00:15. Vendimi për zhvendosjen masive të burgosurve me rrezikshmëri të lartë erdhi menjëherë pas arratisjes së Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit, një ngjarje që tronditi sistemin e sigurisë së burgjeve shqiptare dhe që nxori në pah nevojën për riorganizim të menjëhershëm të burgjeve....
Burimi:
syri.net