Arratisja e Ndocit, Lita: Film i sponsorizuar nga Dubai
“Film me producent nga Dubai”, kështu e ka cilësuar analisti Lavdrim Lita arratisjen spektakolare nga spitali i Durrësit të Altin Ndocit. I ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Lita tha se në gjithë këtë ngjarje të gjithë bënë sikur, duke theksuar se kjo ishte një ngjarje e mirëmenduar nga të gjithë aktorët e pranishëm. Pjesë nga biseda: Lita: Është një film që ka kushtuar miliona euro, është financuar nga Dubai. Aty bënte gjasme mjeku që jep një recetë për vizitë te kirurgu, recetën e vulos edhe drejtori i burgut, i cili harron të lajmërojë edhe policinë, bëjnë gjasme sikur e ndjekin nga mbrapa me syze të errëta. Borakaj: Ai kishte ikur ndërkohë. Lita: Kanë bërë gjasme sikur. Producentët e filmit...
Burimi:
vizionplus.tv