Arratisja e Altin Ndocit shkakton debate tek procesi i “Plumbit të artë”, shtyhet seanca

Arratisja e Altin Ndocit shkakton debate tek procesi i “Plumbit të artë”, shtyhet seanca

Në seancën e sotme të dates 15 janar, të dosjes “Plumbi i Artë”, Gjykata e Posaçme për Krimet e Rënda u njoftua zyrtarisht nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për arratisjen e Altin Ndocit, një nga të akuzuarit kryesorë në këtë proces. Shkresa e Burgjeve u lexua gjatë procesit gjyqësor, duke sqaruar situatën aktuale të të arratisurit Ndoci. Drejtoria e Burgjeve deklaroi se nuk mund të bëhet shoqërimi i Ndocit, pasi është arratisur. “Nuk mund të bëhet shoqërimi i Altin Ndocit, pasi nuk ndodhet në ambientet e IEVP Durrës, si pasojë e arratisjes së tij nga Spitali Rajonal Durrës. Ai është shpallur në kërkim nga policia”. Ky njoftim vjen pasi Ndoci arriti të arratisej nga spitali, teksa po qëndronte nën mbikëqyrje. SPAK ka kërkuar që procesi gjyqësor...