Arratisja e Altin Ndocit, policia kontrolle e postblloqe edhe në hyrje-daljet e Tiranës
Pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci nga spitali i Durrësit, edhe Policia e Tiranës ka intensifikuar masat e sigurisë, duke ngritur postblloqe në disa akse rrugore, kryesisht në hyrje-dalje të kryeqytetit. Raportohet se kontrollet po zhvillohen në pikat strategjike që lidhin Tiranën me Durrësin dhe qytete të tjera, në kuadër të një operacioni të zgjeruar për kapjen e personit në kërkim. Në fokus të veçantë janë automjetet që përputhen me përshkrimet e dyshuara të përdorura gjatë arratisjes.
Burimi:
javanews.al