Arratisja e Altin Ndocit, Policia e Shtetit: Nuk kemi marrë njoftim nga burgu për mbështetje të forcave të rendit
Nga policia e Shtetit mësohet se për shoqërimin e të paraburgosurit Altin Ndoci nga burgu i Durrësit në spital, nuk është kërkuar mbështetje me forca të rendit. Policia e Shtetit merr masa kur njoftohet nga burgjet, por për këtë rast nuk ka pasur njoftim dhe nuk është kërkuar ndihmë. Kujtojmë se një prej emrave më të njohur të botës së krimit, Altin Ndoci, i shpëtoi policisë teksa ishte duke kryer disa vizita mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit. Ndoci i cili mbahej në qeli që prej muajit maj 2020 me urdhër të SPAK për vrasjen e 4 personave, ka goditur punonjësin e sigurisë i cili ishte i vetëm në derën e dhomës së mjekut që po e vizitonte dhe është larguar më pas me shpejtësi....
Burimi:
vizionplus.tv