Arratisja e Altin Ndocit/ Në krye të burgut të Durrësi komandohet Edmond Llabani

Arratisja e Altin Ndocit/ Në krye të burgut të Durrësi komandohet Edmond Llabani

Edmond Llabani është emëruar këtë të enjte, 15 janar, drejtor i komanduar i burgut të Durrësit. Më herët, Llabani ka mbajtur detyrën e drejtorit në burgun e Peqinit.  Emërimi i tij vjen një ditë pas shkarkimit të Indrit Cërloj, me urdhër të Ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari. Lëvizjet erdhën pas arratisjes së të burgosurit Altin Ndoci nga spitali i Durrësit, ngjarje e ndodhur të martën më 13 janar.  Ngjarja çoi në arrestimin e 8 zyrtarëve të burgut të Durrësit.  Në një njoftim zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve deklaroi se drejtuesit e burgut të Durrësit nuk kanë informuar komisariatin e policisë për transferimin e Altin Ndocit.