Arratisja e Altin Ndocit, Karamuço tregon rastin e ngjashëm në burgun e Reçit: U shmang falë refuzimit të shoqëruesit
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, duke komentuar rastin e Altin Ndocit, i cili u arratis nga spitali i Durrësit, u shpreh se ka patur edhe një rast tjetër potencial, që mund të kishte ndodhur në Shkodër. Ai tha se ka pasur një situatë në burgun e Reçit, ku drejtuesi i grupit të shoqërimit ka refuzuar transportin e një të burgosuri me argumentin se nuk ka pasur masat e duhura të sigurisë. Madje ai shtoi se ndaj tij është propozuar masë disiplinore. “Përpara ca ditësh, e njëjta situata ka ndodhur në Burgun e Reçit në Shkodër, ku një personazh më i rrezikshëm se ky , ka dashur të shkojë në spital drejtuesi i grupit të shoqërimit ka thënë: me kaq veta sa kam, nuk e shoqëroj....
Burimi:
javanews.al