Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata lë në qeli ish-drejtorin e Burgut të Durrësit. Ja masa e sigurisë për mjeken
Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për ish-drejtorin e Burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, i cili u arrestua tre ditë më parë. Gjykata e Durrësit caktoi ndaj tj më 16 janar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Cërlojn, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në rastin e arratisjes së Altin Ndocit. kjo masë u la në fuqi edhe sot. Ndërkohë masa ‘arrest shtëpie’ u la në fuqi dhe për mjeken Ylvete Sema, 65 vjeçe. Pak ditë më parë, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari firmosi shkarkimin e Indrit Cërloj nga drejtor i IEVP Durrës. Vendimi erdhi një ditë pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci teksa ky i fundit ishte dërguar për kontroll mjekësor në spitalin e qytetit. Pas kësaj...
Burimi:
javanews.al