Arratisja e Altin Ndocit, gjykata lë në qeli 3 nga punonjësit e burgut

Arratisja e Altin Ndocit, gjykata lë në qeli 3 nga punonjësit e burgut

Gjykata e Durrësit, pas një seance gati 4-orëshe, ka vendosur që nga 8 punonjësit e burgut të Durrësit, të ndaluar nga policia pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci nga ambientet e spitalit, të lihen në burg 3 prej tyre, ndërsa për pesë të tjerët janë vendosur masat e sigurimit: arrest shtëpie dhe detyrim paraqitjeje. Ndaj tyre është ngritur akuza për shpërdorim detyre, e kryer në bashkëpunim, si pasojë e së cilës nuk u arrit të parandalohej arratisja e të arrestuarit, i cili akuzohet për një sërë ngjarjesh të rënda. Sakaq, i arratisuri Altin Ndoci vijon të jetë ende në arrati. A.Çu-Akuzuar për Nenin 248 dhe 25 të Kodit Penal-për të cilin kërkohet “Arrest me burg”2. A.Çe- Akuzuar për Nenin 248 dhe 25 të Kodit...