Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Avokati i Altin Ndocit, Aldo Shkëmbi, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka folur për arsyet që, sipas tij, e kanë shtyrë klientin e tij drejt arratisjes, duke hedhur akuza të forta ndaj mënyrës se si është trajtuar çështja nga organet e drejtësisë. Shkëmbi deklaroi se Altin Ndoci është mbajtur qëllimisht në burg deri në përfundimin e hetimeve për dosjen e njohur si “Plumbi i Artë”, pavarësisht se, sipas tij, prokuroria kishte dijeni që në gjashtëmujorin e parë pas arrestimit se Ndoci ishte i pafajshëm për katër vrasjet e ndodhura në Durrës. Shkëmbi pohoi se Nuredin Dumani  ka sugjestionuar Klevis Allën për të implikuar Talo Çelën dhe Altin Ndocin në ngjarje kriminale dhe vrasje. Ai shtoi se humbja e besimit tek drejtësia ka qenë...