Arratisja e Altin Ndocit/ Arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i burgut të Durrësit
Një ditë pas shkarkimit nga detyra si drejtor i Burgut të Durrësit, Indrit Cërloj është arrestuar mesditën e sotme. Burime zyrtare bëjnë me dije se prangosja e tij lidhet me arratisjen e të paraburgosurit Altin Ndoci, i konsideruar me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Sipas informacioneve paraprake, autoritetet po hetojnë rrethanat dhe përgjegjësitë institucionale që mund të kenë çuar në largimin e Ndocit nga ambientet e sigurisë së lartë. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga organet e drejtësisë lidhur me akuzat konkrete ndaj Cërloj. Hetimet vijojnë. euronews.al
Burimi:
javanews.al