Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet ish-drejtori i burgut të Durrësit, “arrest shtëpie” për mjeken

Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet ish-drejtori i burgut të Durrësit, “arrest shtëpie” për mjeken

Vizion Plus mëson se Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për ish-drejtorin e Burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në rastin e arratisjes së Altin Ndocit. Ndërkohë është arrestuar edhe mjekja Ylvete Sema 65 vjeçe, por ndaj saj Gjykata ka vendosur arrest shtëpie. Dy ditë më parë, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari firmosi shkarkimin e Indrit Cërloj nga drejtor i IEVP Durrës. Vendimi erdhi një ditë pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci teksa ky i fundit ishte dërguar për kontroll mjekësor në spitalin e qytetit. Pas kësaj ngjarje, u krye menjëherë pezullimin e nga detyra të të gjithë zinxhirit komandues të IEVP Durrës. Nga verifikimet paraprake rezulton se IEVP Durrës për shoqërimin e planifikuar...