Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet ish-drejtori i Burgut të Durrësit

Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet ish-drejtori i Burgut të Durrësit

Ish-drejtori i Burgut të Durrësit, Indrit Cerloj është arrestuar pas arratisjes së ushtarit të Çopjave Altin Ndoci. Ndërkohë, Prokuroria e Durrësit po heton edhe takimet që ka zhvilluar Ndoci në qeli. Edmond Gjyzeli dhe Izmir Kusi janë dy emra që po verifikohen nga grupi hetimor pasi rezultojnë se gjatë muajve të fundit kanë zhvilluar disa takime me Altin Ndocin në paraburgimin e Durrësit. Mësohet se këta të fundit janë emra të skeduar nga drejtësia dhe ka dyshime se mund të jenë të përshirë ose të kenë patur dijeni për planin e arratisjes nga paraburgimi. Megjithatë kjo ngjarje është deri tani në fazën e hetimeve paraprake, por po punohet për të gjetur prova nëse Gjyzeli dhe Kusi janë të përfshirë apo jo. Ende nuk dihet nëse hetuesit kanë arritur që ti...