Arratisja e Altin Ndocit, analisti në Quo Vadis: Ju ruajtë Zoti, të rinjtë “dashurojnë” kriminelët

Arratisja e Altin Ndocit, analisti në Quo Vadis: Ju ruajtë Zoti, të rinjtë “dashurojnë” kriminelët

Arratisja spektakolare e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit ishte një nga temat e diskutimit mbrëmjen e kësaj të marte në studion e “Quo Vadis”, të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. I ftuar në studio, analisti Indrit Vokshi tha se ajo që shohim sot është simptomë e gjithë asaj që po ndodh në shoqërinë shqiptare. Sipas tij, sot shoqëria shqiptare është e “dashuruar” me të fortët, kriminelët dhe përbuz intelektualët dhe profesionet e ndershme. Vokshi tha se lidhjet e krimit me politikën dhe me policinë janë pasoja të rënda për shoqërinë. Pjesë nga biseda: Borakaj: Si e ke parë ngjarjen? Vokshi: Ne po e trajtojmë si një veprim normal. Ky nuk është rast i izoluar. Është një simptomë e gjithë asaj që kemi parë...