Armë në makinë, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë

Armë në makinë, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë

Një 35-vjeçare është arrestuar në flagrancë nga Policia e Mirditës, pasi u kap duke qarkulluar e armatosur me armë zjarri pistoletë. Operacioni u zhvillua në afërsi të kryqëzimit të Kthellës, në hyrje të qytetit të Rrëshenit. Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak. E arrestuara është Jetmira Biba, 35 vjeçe, banuese në Rrëshen, Mirditë. Ajo akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.