Apeli vendosi ‘arrest në shtëpi’ për tre të dyshuarit si vrasës të Martin Çeços, avokati: Masë joproçeduriale dhe antikushtetuese

Apeli vendosi ‘arrest në shtëpi’ për tre të dyshuarit si vrasës të Martin Çeços, avokati: Masë joproçeduriale dhe antikushtetuese

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Tiranës për ndryshimin e masës së sigurimit nga arresti me burg në arrest në shtëpi për dy prej të dyshuarve në vrasjen e Martin Çeços, avokati i tyre, Nevzat Tarelli, ka dalë me një deklaratë për mediat. Në reagimin e tij, avokati thekson se ligji procedural penal parashikon që afati i paraburgimit të mos kalojë tre vjet, dhe se pas këtij afati gjykata duhet të marrë një vendim të formës së prerë. Ai nënvizon se afati në këtë rast ka përfunduar që më 16 qershor 2025, çka e ka detyruar mbrojtjen të kërkojë ndryshimin e masës së sigurisë. Tarelli shpjegon gjithashtu se vendimi i Apelit ka konstatuar humbjen e fuqisë së paraburgimit, duke e konsideruar këtë një korrektim...