Apeli shpëton nga burgu 5 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë

Apeli shpëton nga burgu 5 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sot pezullimin e dënimit me burg për pesë ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, të pandehur në një prej fraksioneve të dosjes së njohur si “5D”. Trupa gjykuese, e kryesuar nga Miliana Muça, me anëtare Saida Dollani dhe Tereza Merkaj, la në fuqi vendimin e shkallës së parë, por ndryshoi mënyrën e ekzekutimit të dënimit. Për të pandehurit Eglantina, Enkelejda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha dhe Kristo Zhulati Apeli ka lënë në fuqi dënimet me burg të dhëna nga Shkalla e Parë, por ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të dënimeve me burg dhe lënien e tyre në Shërbim Prove. Ata u shpallën fajtorë për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera...